Arber Zaimi

Dhuna, shterpësia dhe një citim (3 vjersha të Brecht-it)

In Përkthime, Vjersha on 16 Tetor, 2015 at 19:33
Zhan Ziqian - Ekskursion pranveror, shek VI e.s.

Zhan Ziqian – Ekskursion pranveror, shek VI e.s.

Mbi dhunën

 

Lumi i rrëmbyer quhet i dhunshëm

Por shtrati nën të që ia përcakton rrymën nuk

Quhet i dhunshëm prej askujt.

 

Stuhia që përkul drunjtë e mështeknave

Mbahet si e dhunshme

Por çka sa i përket stuhisë

Që përkul shpinat e punëtorëve që shtrojnë rrugë?

 

Mbi shterpësinë

 

Druri që nuk jep pemë

Quhet shterpë. Kush

Ia analizon dheun?

 

Dega që thyhet

Quhet e prishur por

A s’pati borë mbi të?

 

Citim

 

Poeti Kin tha:

Si vallë do të mund të shkruaj vepra të pavdekshme nëse nuk jam i famshëm?

Si vallë do të përgjigjem, nëse nuk më pyesin?

Pse duhet të harxhoj kohë mbi vargje nëse ato do të fshihen e do të harrohen me kohën?

I shkruaj këshillat e mia në një gjuhë të qëndrueshme

Sepse kam frikë se do të kalojë ca kohë gjersa të zbatohen.

Për të mbërritur një qëllim të madh, nevojiten ndryshime të mëdha.

Ndryshimet e vogla janë armiq të ndryshimeve të mëdha.

Unë kam armiq. Pra duhet të jem i famshëm.

 

Bertolt Brecht

Reklama
  1. ata qenw dy
    kur ra zjarr,ajo u bw shkrumb
    po mbeti Ai
    dhe u bwnw prapw dy
    kur fjetwn tw shtrirw nw Brinjw

  2. Robert Desnos

    Edhe sikur tw bwhesha njwmijw vjet
    do kisha ende forcw tw tw prisja
    o e neswrme,
    me twrw shpreswn
    qw jep dhimbja
    Koha,kjo plakw,qw therrje ka
    gjer nw kockw
    mw kot rwnkon
    I ri wshtw mwngjesi,e re dhe mbrwmja

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: