Arber Zaimi

Babilonia e Madhe pjell

In Përkthime, Vjersha on 8 Nëntor, 2015 at 22:42
Gosti mbretërish - Pavel Nikolajeviç Filjonov

Gosti mbretërish – Pavel Nikolajeviç Filjonov

Bertolt Brecht

Kur i erdh koha ajo u tërhoq në dhomën e saj më të thellë dhe e rrethoi veten me doktorë e me orakuj.

Pati pëshpërima. Burra solemnë hynin në shtëpi me fytyra të rënda dhe dilnin me fytyra plot ankth e të zbehur. Dhe çmimi i grimit me ngjyrë të bardhë dyfishohej në shitoret e bukurisë.

Në rrugë u mblodh populli dhe rrinte nga mëngjesi deri në mbrëmje duke pritur me barkun bosh.

Zhurma e parë që u dëgjua ngjau si një pordhë madhështore që shkundi trarët e çatisë, dhe u ndoq nga një brohorimë madhështore P A Q E ! e cila veç sa e rriti erën e qelbur.

Menjëherë më pas doli një rrjedhë e hollë dhe e ujshme gjaku. E mandj dolën tinguj të tjerë që s’ndaleshin së ndjekur njëri-tjetrin, secili më i tmerrshëm se i mëparshmi.

Babilonia e Madhe volli, dhe kjo tingëlloi si L I R I !, pastaj u koll dhe kjo tingëlloi si D R E J T Ë S I !, pastaj prapë pordhi dhe kjo tingëlloi si Z H V I L L I M ! Dhe u nxor në ballkon, mbështjellë në pelena të përgjakura, një foshnjë që skinjej, dhe iu tregua popullit ndërkohë që binin këmbanat, dhe ai ishte LUFTA.

Dhe pati një mijë baballarë.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: