Arber Zaimi

Një litani mbijetese

In Përkthime, Vjersha on 23 Nëntor, 2015 at 15:11
ART-0178-2_1024x1024

Thellë në mendim – LaShun Beal

Audre Lorde

 

Për ato prej nesh që rrojnë nëpër skaje

që qëndrojnë mbi zgripin e palëkundshëm të vendimit

jetësor, të vetmuara

për ato prej nesh që s’mund ta shijojnë

ëndrrën kalimtare të mundësisë së zgjedhjes

që dashurojnë në pragjet ku të tjerët hyjnë a dalin

në orët mes agimeve

duke vështruar brenda e jashtë

njëherazi para e pas

duke kërkuar një të tashme për të mbjellë

të ardhmet

si bukë në gojët e fëmijëve tanë

që ëndrrat e tyre të mos pasqyrojnë

vdekjen e tonave;

 

Për ato prej nesh

që u shenjuan me frikë

si një vijë e zbehtë në mes të balleve tanë

që mësuan të jenë të trembura bashkë me qumështin e nënës

se me këtë armë

me këtë iluzion të një farë sigurie

haparëndët shpresuan të na mbyllnin gojët

Për të gjitha ne

ky çast e ky triumf

S’ka qenë kurrë e thënë të mbijetonim.

 

Dhe kur dielli lind ne kemi frikë

se mund të mos rrijë

kur dielli perëndon kemi frikë

se mund të mos lindë sërish në mëngjes

kur barqet i mbushim kemi frikë nga

mostretja e ushqimit

kur barqet i kemi të zbrazët kemi frikë

se mund të mos hamë kurrë më

kur na dashurojnë kemi frikë

mos dashuria do të shuhet

kur jemi të vetmuar kemi frikë

mos dashuria kurrë më s’do të kthehet

e kur flasim kemi frikë

mos fjalët tona nuk do të dëgjohen

nuk do të priten mirë

por kur rrimë të heshtura

përsëri kemi frikë

 

Pra është më mirë të flasësh

duke mbajtur gjithnjë parasysh

se s’ka qenë kurrë e thënë të mbijetonim.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: