Arber Zaimi

Sa i përket pranverës

In Përkthime, Vjersha on 13 Janar, 2016 at 15:36
James Gwynne - Lindje e diellit me smog e me shtyllë telefoni, 1989

James Gwynne – Lindje e diellit me smog e me shtyllë telefoni, 1989

Shumë kohë më parë

Se të zhyteshim në naftë, çelik e amoniak

Secilin vit ndodhte

Një kohë kur drunjtë gjethonin dhunshëm e pandalshëm

Të gjithë i mbajmë mend

Ditët që zgjateshin

Qiellin më të kthjellët

Ndërrimin e ajrit

Pranverën që afrohej me hapa të sigurt.

Ende lexojmë nëpër libra

Për këtë stinë kaq të festuar

Megjithatë tash e një kohë të gjatë

Asnjëri s’i ka parë më përmbi qytetet tona

Trumat e famshme të zogjve.

Pranvera dallohet, më së pari

Prej njerëzve që ulen në tren pranë dritares.

Fushat e tregojnë

Në qartësinë e saj të moçme.

E lart mbi ne, me të vërtetë

Duket se ka stuhi:

Por gjithë ç’prekin ato kësokohe

Janë antenat.

 

Bertolt Brecht

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: