Arber Zaimi

Kur mendoj për ferrin

In Përkthime, Vjersha on 27 Janar, 2016 at 03:03

 

Archibald J. Motley Jr. - Black Belt, 1934

Archibald J. Motley Jr. – Black Belt, 1934

Kur mendoj për ferrin më kujtohet

Se vëllai im Shelley kujtonte se ky qe një vend

Shumë i ngjashëm me qytetin e Londrës. Unë

Që jetoj në Los Anxheles dhe jo në Londër

Kam kuptuar, duke menduar për ferrin, se prapë se prapë

Duhet të ngjasojë më shumë me Los Anxhelesin.

 

Edhe në ferr

Ka, dhe s’kam dyshim, kopshte të tilla luksoze

Me lule të mëdhaja sa një dru, të cilat sigurisht që vyshken

Atypëraty nëse nuk ujiten me ujë shumë të shtrenjtë. Dhe ka

Tregje pemësh

Me pirgje të mëdha pemësh, edhe pse ato s’kanë

As erë as shije. Dhe varganë të pambarimtë makinash

Më të lehta se vetë hijet e tyre, më të shpejta

Se mendimet çmendurake, vetura të shndritshme në të cilat

Njerëz që duken plot gaz vijnë prej kurrkundit dhe shkojnë

Kurrkund.

Dhe shtëpi, të ndërtuara për njerëz të lumtur, të cilat pra rrinë bosh

Edhe kur dikush banon në to.

 

Shtëpitë në ferr, po ashtu, nuk janë të gjitha të shëmtuara.

Por frika se mund të të flakin në rrugë

I ronit banorët e vilave hiç më pak se

Banorët e barakave në geto.

 

Bertolt Brecht

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: