Arber Zaimi

mbarimi i shqisës

In Vjersha on 10 Mars, 2016 at 14:00
Vilhelm Hammershoi - Artemis, 1893

Vilhelm Hammershoi – Artemis, 1893

bëj sikur nuk dëgjon, diçka mbi të cilën u hakmorrëm

në mënyrën më të butë

po endet thellë nën lumë sonte, dëgjoja gurgullimat!

se ti i ke veshët e mprehtë! dëgjoje!

prej pëshpërimave veç vdes! thoshe!

por jo më. borë…

 

me dallgët jetëshkurtra lumi vë në gjumë

e tingëllon si heshtje

jo, heshtje e vërtetë – o plak o neveri!

çregulloje dhe nje herë shtratin!

një tingull i heshtjes – veç tash!

qentë e duan shumë heshtjen!

i zbut!

 

platitjet kurrë nuk më kanë gjetur…

si ajo perëndesha, diana, vesta…

si sekondat e palëvizshme nëpër të cilat i mblodhe

gjithë këto lumturi e gëzime

që i humba unë… veshëmbyllur prej lumenjsh që heshtin

një vajzë truphollë që hesht

teksa zhyt çdo anije në ujë

se bredhi e selvia nuk duhej të ishin

rritur ashtu, drejt, e të ndara

domethënë sikur janë të përjetshme

dhe avulli kthehet në ajër të ngrirë

 

sërish, po ta shohësh ujin e turbullt që vërshon me rrëmbim

në shtratin e vet, siç nuk ka bërë kurrë – prapëseprapë

i butë dhe lulet e qershisë që bien prej meje, ç’neveri, ç’neveri –

detet pretendohet të jenë varre lumenjsh apo jo

o sulmuese e artë

o Perëndeshë shtizëhollë e Rrufeve!

tash që bjeshkët janë djegur dhe rrugët janë nxirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: