Arber Zaimi

inerci dimri

In Vjersha on 14 Mars, 2016 at 17:52
Remedios Varo - La despedida, 1958

Remedios Varo – La despedida, 1958

qershitë dhe kumbullat që po i rrëzojnë petalet

ndihen parehatshëm mbi këta gishtërinj eshtratrashë

por ç’mund t’i bëjnë marsit…

 

kaq shumë njerëz në park, aq sa

nuk duken as pellgjet, as plehrat, as balta.

veç aroma e dheut të ngjeshur me këmbë.

 

personazhi më i çuditshëm në këtë teatër

është një burrë i pakuptimtë, një dhjetor i vrarë

që flet për pamundësinë e vetmisë në pranverë.

 

mbi ta nuk ka mjegull. asnjë shenjë të hyjnores

në rrugët e së dielës pa trafik. kështu pra, fillon blerimi

në parqet me kumbulla e qershi.

 

ku njerëzit i rikthehen njëri-tjetrit

në marrëdhënien që dikur ua ndërpreu dimri. të gjithë

të rigjetur, si retë që rikthehen në qiej

të fryra prej pamundësisë

për t’u zhdukur përfundimisht.

 

bindmë pra që të mos kthehem më tek ty.

bindmë se s’është pranverë çfarë rrjedh nën ura

por janë veç copëza shiu të ngrirë

që bien me ritëm bezdisës si inerci dimri

mbi faqe, mbi vetulla e sy.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: