Arber Zaimi

ndanë asfaltit të paqetë

In Vjersha on 19 Mars, 2016 at 20:11
Poster për "Shadows", 1959 (J. Cassavetes)

Poster për “Shadows”, 1959 (J. Cassavetes)

harro netët e shqetësuara ndanë asfaltit të paqetë ku secila lojë pamundësohej prej zhurmës së urryer

që ende vazhdon për shkak të gëzimit që prodhon në disa shpirtra zhurma e shëmtuar si një krokamë

korbi mbi ditët kur kënaqje tjetrin dhe dëshpërimi për zhurmën e riprodhuar prej gëzimit

harroji pra kohët e komplikuara kur nuk ikje dot prej qytetit që i shëmbëllen zhurmës dhe pse tash i braktisur prej gëzimit të saj

vetëm ndonjë çast i shkurtër plot me dritë sa që të duket sikur gjithë nata është mëngjes dhe shqisat pushojnë së pushtuari botën

aq lehtë sa rrugicat që i pushton një e qeshur kur zbrazen prej zhurmës së rrëmujës

reptilët nuk qajnë as kur lindin nuk e përshëndesin natën dhe të dobët siç janë rrëzohen

në tatëpjetat me asfalt të vjetëruar ku tash ka mbirë bari dhe ndonjë dru tek-tuk që kur dëshpërimi i papërjetuar

pushtoi secilin vend të vetmisë ajme’

pak kohë më parë askush në këtë asfalt nuk qe i lumtur dhe jeta vazhdonte e pandërprerë në zhurmë

që erdh duke u zvogëluar e papërshtatshme me dashurinë për mendimet e mesnatës apo të mesditës që rrinin si borgjezë të kulturuar

pa aftësi për të bërë pyetje dhe me dëshirën për të qenë diku në plazh domethënë të gjallë e të pavarrosur

mendim i pandryshueshëm për qytetin që kur gëzimi u tërhoq e tani asfalti është bërë si bjeshkë

qyteti që pasqyron ftohtësinë e vet të së ardhmes dhe vetëm në të ardhmen

çka në të ardhmen do të jetë asfalt dikur e shihje tek tjetri dhe dikur e shihje asfaltin si bëhej bjeshkë plot gëzim

në të ardhmen do ta shohësh tjetrin në asfalt në heshtjen ku s’do të ketë më asnjë zhurmë shpendësh

vetëm zhurmë të kulluar atje ku në të ardhmen do të ketë kaos mbrëmësor dikur kish ndjenjë pasigurie

që vinte në mëngjese pra qetësi me shi të ftohtë e të shëndetshëm mëngjesi

shi mëngjesi që e bën të pastër perëndimin e diellit e që mbulon aromat e ëndshme të asfaltit por mendimet mbi qytetin nuk ndryshojnë

bashkë me shëmtinë e dëgjimit e të shijes gjendet dhe bukuria dhe joshja e mendimit që e mban

të pandryshueshme zhurmën e mbrëmjes dhe qeshjet e bukura të fëmijëve që lindin në asfalt

që duan ta lagin asfaltin dhe t’i urojnë mirëmëngjes hënës çdo agim dhe që dëshirojnë zhurmën

në asfaltin bujar e në bjeshkën dashurore

dashuria ngushtohet në vetëm disa çaste të shkurtra në vetëm ca muzgje a agime a mesdita a mesnata

dëshira për tjetrin aq të lartë sa bjeshka me urimin që mëngjesi t’ia zbulojë

sytë dhe të rifillojë qetësia e zhurmës

burri ndal muzikën shëmtia e papërkryer mbulohet prej territ minimalist që sjell muzgu dhe bllokohet përpara pamjes së pabukur të asfaltit

kur dikush të merr përdore me dalë prej territ në dritë

asfalt shumë shumë rrëmujë por bjeshkë ku zhurma nuk ekziston dhe mosveprimi nxit palëvizshmërinë e ferrit

qytet që shkreton përtesën si një i verbër ndanë gëzimit

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: