Arber Zaimi

pranverë, në një vend pa ngjarje

In Vjersha on 20 Mars, 2016 at 18:15
Jean Hans Arp - Kolazh me katrorë të sërënditur sipas Ligjeve të Rastësisë, 1917

Jean Hans Arp – Kolazh me katrorë të sërënditur sipas Ligjeve të Rastësisë, 1917

muzgu i butë mbi bredha

në një vend pa ngjarje

ndryshon shpejt

 

nata pa hënë gjithnjë ia fsheh

në një vend pa ngjarje

secilën dritë qiellit

 

çdo perëndim bëhet i pavlerë

në një vend pa ngjarje

si një dritë ndanë rruge

 

secili gazetar e ka nga një të vërtetë

në një vend pa ngjarje

e çdo kumt është i cekët

 

muzgu i butë mbi bredha

në një vend pa ngjarje

gjithnjë mbaron shpejt

 

hëna gjithnjë do të lindë

në një vend pa ngjarje

para se të bjerë terri

 

dielli kurrë nuk do ia fshehë

në një vend pa ngjarje

qiellit dritat e tjera

 

gjithçka do të jetë sipërfaqje

gjithçka do të jetë ngjyrëzbehtë

gjithçka në këmbë

 

dhe përjetë e re.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: