Arber Zaimi

Petalet e qershisë

In Vjersha on 3 Prill, 2016 at 19:57
Tre gra me korba në tryezë - Leonora Carrington, 1951

Tre gra me korba në tryezë – Leonora Carrington, 1951

Petalet e qershisë rënë në parmakun e dritares

I largojnë tej urtitë e pleqërisë

Mendimet mbi jetën e koklavitur e të përpjetë,

Të zhveshur shëmtërisht prej petkave që mbahen

Në festa të pazakonta të një natyre

Çuditërisht mpirëse, apo mpirshëm

Çuditëse, në të cilat veç unë rroja

Përditë e përditë… e pas kohës sime

Aty do të jetonin njerëz pa asnjë frymë, që endeshin pa formë nëpër ultësira

Prej dheu të verdhë e të fortë

Ose në shtëpi të vogla e të gurta

Dhe mendja ime e plakur nuk do të rrinte dot gjallë se s’do të bëhej

Kurrë kureshtare se ç’gjellë do hanin në ato ultësira

Mbi dhe, të njomur prej rrebeshesh të ashpra

Uji kaltërosh… terr i njeriut… që shpesh e fsheh dorën pas shpine

E të sheh që je aty

A thua se nuk kishe lindur

Ende, por veç po shijoje një pjesë të gjatë

Rutine të mërzitshme, rutinë që me sa duket gjetiu festohet

Sigurisht, me kreativitet, me trishtim, me akuarele të zbehta, me vaje të mprehta

Se pa qiellin e frymëve si

Do të mund të merrte jetë kjo rutinë e pafytyrë?

A s’është e palëvizshme jeta në mbarë dheun?

 

Kur vihet guri i palëvizshëm, a hyn më terri brenda?

A hyn më… uria?

Mendimi mbi jetën

Në zemrën e një plaku

Një mendim i vonuar në një zemër të rrudhur

Në një botë të ardhshme

Pasi të ketë vdekur përfytyrimi

Aty do të ketë veç njerëz, nën rrebeshin e ashpër

Të ujit kaltërosh

Që rrjedh me furi drejt një shpelle të errët

Në të cilën shumëkush bie

A ngrihet… ajo dritë e thellë

Plot zhurmë

Piskamat vetmitare të hutit

Në një park në Tiranë

Ndanë një spitali

Macet vinin të flinin

Kumrijet gugatnin butësisht

Fryma filloi

Bashkë me dashurinë dhe me planet e saj

Në qiellin pa yje, në një grimë terri

Por këto janë shembëlltyra nga e ardhmja apo dëshira

Apo fjalët e fundit të mençurisë së plakut

Në çastet kur i rikthehet kujtesa

E gjërave të parëndësishme, të parëndësishme, cilat?

… e çfarë i mbetet dyshimit?

Ajo largohet prej meje dhe hesht

Përgjithmonë dhe e quan vetveten të tjetërkujt

Ndërkohë që unë dal prej dritës së dheut

Mbështjellë me një bluzë të ngushtë errësire

Ndanë shpellës së thellë plot zhurmë

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: