Arber Zaimi

Përsëri

In Vjersha on 10 Prill, 2016 at 11:46
Paul Delvaux - Fshati i Sirenave, 1942

Paul Delvaux – Fshati i Sirenave, 1942

Me siguri këtu nuk gjendemi për të fundit

Herë. Me gjetë burime të reja të ujit brenda vetes së përskuqur

Është një mënyrë me sjellë ndërmend se kohë kemi sa të duash

Për gjithçka të papritur, për çdo fatalitet

Që sigurisht do të pretendojë se është i fundit. E kam të qartë konceptin

Tha një burrë në televizion që citoi një shkencëtar. Dhe ja ku rikthehen

Ditët e para. Një diell i eklipsuar i shfaqet Hanës përmbi dritare

Dhe ajo preket sërish. Ndërron libër, nis të lexojë për një vend të vogël plot dritë

Ku ditët e lumenjve të mëdhenj marrin forma monumentesh

Të shpërndarë thuajse kudo, me një palëvizshmëri të qetë

E që shohin tjetërkund, të palagur prej vesës, të paprekur prej dritës

Dhe pse e përpijnë krejt shiun dhe dielli rrezon mbi to. Hana i di këto. Lotët e rinj

Derdhur mbi tokën e lagur rishtaz prej shiut kanë më pak rëndësi

Se një lumë i madh, që i merr e i shpie në humbëtirë.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: