Arber Zaimi

Vështirë të mos kujtohesh

In Vjersha on 13 Prill, 2016 at 11:49
Oscar M.Domingues - Sfera e kuqe, 1933

Oscar M.Domingues – Sfera e kuqe, 1933

Në të njëjtin qytet

Gjithnjë në të njëjtin qytet. Nuk

 

Ka nevojë që i lumturi të largohet

Prej vendit ku qëndron i mjeri

Që i mjeri

Të harrojë

Se të lumturit ekzistojnë.

 

Ata fotografohen

Në gurët e plazheve

Të jugut

Me veshje të kaltra plazhi

Me syze, të buzëqeshur

Duke sharë

Me cinizëm çdo zot.

 

E njëjta qenie, por jo

E njëjta muzikë. Vdesim

Në kohë

Të ndryshme, por nuk vdesim

Në botë të ndryshme,

Klithin.

Puthim rreze të ndryshme

 

Por pas meje, se unë

I putha i pari

Dhe për ty gjithnjë do të jetë e vështirë

Të rrish e

Të mos kujtohesh.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: