Arber Zaimi

Cascando  

In Përkthime, Vjersha on 17 Prill, 2016 at 20:38

 

Kapërcimi prej vajzës në nuse - Marcel Duchamp, 1912

Kapërcimi prej vajzës në nuse – Marcel Duchamp, 1912

I

pse jo thjesht i dëshpëruar prej

një rasti

fjalëderdhjesh

 

a s’është më mirë aborti se sa të jesh beronjë

 

orët mbasi ti shkove janë aq të rënda plumb

dhe gjithnjë do fillojnë më herët t’i tërheqin zvarrë

gremçat e ngulur verbërisht në shtratin e dëshirës

duke risjellë eshtrat dashuritë e vjetra

zgavra që dikur mbanin sy si të tutë

gjithçka si gjithmonë është më mirë sa më herët se sa kurrë

dëshirë e zezë që stërpik fytyrat

duke thënë sërish se kurrë e dashura s’kthehet në nëntë ditë

as në nëntë vjet

as në nëntë jetë

 

II

 

duke thënë sërish

në mos më dhënsh mësim, unë s’kam për të mësuar

duke thënë sërish se ka një të fundit

edhe prej kohëve të fundit

kohëve të fundit të lypjes

kohët e fundit të dashurimit

të ditjes së mosditjes së shtirjes

një e fundit edhe prej kohëve të fundit të të thënit

nëse s’më do, më s’do të dashurohem

nëse s’të dua, më s’do të dashuroj

 

vorbull fjalësh të ndenjura në zemër përsëri

dashuri dashuri dashuri rrapëtime e tokmakut të vjetër

që ngjesh të pandryshueshmin

tharm të fjalëve

sërish i tmerruar

së mos dashuri

së dashuri e jo ty

së qenit i dashuruar e jo nga ty

së ditjes së mosditjes të shtirjes

duke u shtirur

unë dhe gjitthë të tjerët që do të të dashurojnë

nëse të dashurojnë

III

veç në të dashurofshin

 

Samuel Beckett, 1934

  1. nese sme do,me sdo dashurohem/nese ste dua,me sdo dashuroj

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: