Arber Zaimi

Bota si meditim

In Përkthime, Vjersha on 24 Maj, 2016 at 00:38

Shoen Uemura - Grua tek pret hënën të lindë, 1944

Shoen Uemura – Grua tek pret hënën të lindë, 1944

Wallace Stevens

Të jetë vallë Uliksi ai që po afrohet që prej lindjes
Ai aventurier që kurrë nuk u sos? Lisat janë përtërirë.
Dimrit i doli boja. Dikush po lëviz

Atje në horizont, dikush po ngrihet përmbi horizontin
Një formë e flakës i afrohet të linjtave të Penelopës,
Thjesht me ekzistencën e vet flaka ia zgjon botën ku ajo është strehuar.

Për një kohë kaq të gjatë ka thurur një vetvete për ta mirëpritur,
Atij një shoqe, asaj një vetvete i ka thurur, që e përfytyronte
Si dysh në një strehë të thellë diku, mik edhe mikeshë e dashur.

Lisat qenë përtërirë, si në një ushtrim thelbësor
Në një meditim çnjerëzor, më të madh se i saji.
Asnjëra prej erërave nuk e ruante si qen gjatë netëve.

Ajo nuk donte asgjë që ai nuk mund ta sillte thjesht duke ardhur.
Nuk donte zbukurime. Krahët e tij do të ishin gjerdani i saj i vetëm
Dhe brezi i saj, fati i fundmë i dëshirës së tyre.

Por a ishte vallë Uliksi ai? Apo ishte thjesht ngrohtësia e diellit
Në nënkrejsën e saj? Mendimi vazhdoi të rrahë në të si zemra e saj.
Të dyja rrihnin bashkë. Ishte thjesht ditë.

Ishte Uliksi dhe nuk ishte. Megjithatë u panë
Miku e mikesha e dashur dhe një planet që u jepte zemër.
Forca barbare brenda saj nuk do të dështonte kurrë.

Foli paksa me veten ndërsa krihte flokët,
Duke ia përsëritur emrin me rrokjet e ngadalta
Pa e harruar kurrë atë që përherë vinte kaq pranë.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: