Arber Zaimi

Unë jam njeri i nëndheut

In Përkthime, Vjersha on 31 Maj, 2016 at 16:58
Qilim pers (fragment), shek. XVI

Qilim pers (fragment), shek. XVI

Reza Baraheni

Tash unë jam njeri i nëndheut

më nuk kam për të dalë mbi faqe të dheut

Perëndia bibliotekat poezia i përkasin dheut

dorëshkrimi im nuk mban përralla për fëmijë

as romanca për pleq

Unë jam pusi i prishur i historisë

më lypin, më ngasin, më

mallkojnë dhe në fund më thajnë

mjekrën e lashë peng në kubetë e historisë

boja ime vrasëse ka për ta njollosur çdo dorë

që zgjatet drejt meje unë s’jam i përshtatshëm për të qenë në tekste

shkollore a universitare

nëse dëshiron të më shohësh, shih thellë në honin

e një pusi nafte prej majës së Everestit

hidh shkrepset e tua

që unë të mundem ta kall botën flakë

Unë jam njeri i nëndheut

veç zjarri im do të dalë mbi faqe të dheut.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: