Arber Zaimi

Lucinda

In Përkthime, Vjersha on 1 Qershor, 2016 at 16:49
Harry Clarke - Columbine, 1922

Harry Clarke – Columbine, 1922

Tom Waits

Më thërrasin Uilliam qejfliu
Fishekzjarre opium edhe plumb unë shes
Tash po i rrëfehem të panjohurve
Se kur hijet të zgjaten do vdes

Flokët e saja të zinj si një kazan me zift
Lëkurën të bardhë si fildishi e kish
E braktisa Teksasin t’i bie mbrapa Lucindës
As parajsën as vendlindjen s’do t’i shoh më sërish.

E shpreha një dëshirë mbi një copëz mesnate
Një nënqeshje hileqare dhe plot yj në një kupë
Si një fëmijë kur e kap xixëllonjën
Dhe e mbyll në një gotë dhe e lë gjer të hupë

Por kur të më varin, kur të shkelmoj retë
Kur të përpëlitem mbi turmën që rri bën sehir
Do kërkoj në çdo fytyrë për të gjetur Lucindën
Se me mua poshtë në ferr dhe ajo do të vijë

Mendova se u ndamë me Lucindën
Por sërish fryu era dhe prapë ra shi
Ia lë këtë brengë perëndisë brenda meje
E lë këtë botë të zvjerdhur edhe shkoj në liri

Brenda xhepit të zbrazur hedh valle vetë djalli
Por ajo kurrë nuk deshi as para as stoli
Se këto s’i mjaftonin Lucindës
Sepse vajzat e atilla nuk i bënin zili

Tash unë rashë prej vaftit për Lucindën
Kush e kishte menduar se sa poshtë është në ferr
Unë i dhashë ç’mund t’i jepja si detar veteran
Por ajo nuk kënaqet nëse shpirtin s’ta merr

Vajta fola me perëndinë e malit
Në detin irlandez u zhyta e notova
Hëngra zjarr edhe piva ujë Gangu
Dhe u luta e mëshirë për vete kërkova

Mendova se u ndamë me Lucindën
Por sërish fryu era edhe prapë ra shi
Unë po rrija jashtë tavernës “Whitehorse”
Se s’guxoja që brenda të rri.

Dëgjova dikë që tërhoqi një këmbëz
Dritë e hënës dhe një herë ia zbardhi asaj sisët
Një njollë e artë e mbuloi dritaren
E unë mbeta nishan i mëkatit të saj të pisët

Më thërrasin Uilliam qejfliu
Fishekzjarre opium edhe plumb unë shes
Tash po i rrëfehem të panjohurve
Se kur hijet të zgjaten do vdes

Flokët e saja të zinj si një kazan me zift
Lëkurën të bardhë si fildishi e kish
E braktisa Teksasin t’i bie mbrapa Lucindës
As parajsën as vendlindjen s’do t’i shoh më sërish.
As parajsën as vendlindjen s’do t’i shoh më sërish.
As parajsën as vendlindjen s’do t’i shoh më sërish.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: