Arber Zaimi

Para se të bjerë nata

In Vjersha on 5 Qershor, 2016 at 22:37
Rojtarja e burimeve - Leonor Fini, 1967

Rojtarja e burimeve – Leonor Fini, 1967

Para se të bjerë nata duhesh ta dish se ku po e vendos veten
Te muzgu i së sotmes apo tek drita që do vijë
Tej muskujve veshur me cohë të kaltër e spaleta dhe tej
Armëve të tyre kaq të lavdëruara si mbrojtëse
Të asaj paqes publike që vjen rreth teje si një unazë
Saturni e nuk të lejon ta rrokësh asnjë gërshet
Drite a flokësh

Që t’i ngjitesh një kulle ku rri një trup përtej tëndit
Por a ka trup të vërtetë në fund të gërshetit, a mundesh t’ia prekësh
Mes lbyrjesh së dritës që pritet me kaq padurim
Para se të bjerë nata? Mungesa e një trupi pas atij gërsheti
Që varet prej dritares kish për ta bërë mëngjesin të plastiktë

Atyre që prej dritës kanë frikë terri u fal tre barna
Gjumë trellojesh, me ëndrra, me makthe, apo si vdekje e
Shkurtër: parajsë; ferr; dhe zhbërje e trupit dëshiror
Pezullim i trupores në ngushtësinë e shtratit
Shtrëngim, rregullim, mpirje intensive dhe

Prehje në të cilën nuk mundësh më ta njohësh veten e askënd.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: