Arber Zaimi

Floku yt u tha më i mbrami

In Përkthime, Vjersha on 12 Shtator, 2016 at 18:13
Gordon Onslow Ford - Konstelacionet në pëllëmbë të dorës, 1961

Gordon Onslow Ford – Konstelacionet në pëllëmbë të dorës, 1961

Yehuda Amichai

Floku yt u tha më i mbrami.
Kur tashmë ishim larg prej detit,
kur fjalët edhe kripa që u përzien në ne
qenë ndarë prej njëra tjetrës
me një ofshamë,
dhe trupi yt më nuk i tregonte
shenjat e ngjarjeve të tmerrshme.
Më kot i harruam ca gjëra në plazh,
si një pretekst për t’u kthyer atje.
S’u kthyem.

Dhe këto ditë mu kujtuan ditët
kur emri yt më rrinte i fiksuar siç i rri emri anijes.
Se si pamë së bashku, pas dy dyersh të çelura
një burrë që po mendohej, se si pamë
retë me atë pamjen e lashtë
që trashëguam prej etërve tanë
që prisnin për shi,
dhe si natën, kur bota u ftoh
trupi yt e mbajti nxehtësinë për një kohë të gjatë
si deti.

  1. une jam atje/mahmoud darwish
    une vij qe atje dhe mbaj mend
    se jam lindur si cilido eshte lindur,kam nje nene
    dhe nje shtepi me shume dritare
    kam vellezer shoke dhe nje burg
    kam nje vale qe pulebardhat e rrembyen
    kam nje pamje timen dhe nje fije bari shtese
    kam nje hene qe kaperceu kulmin e fjaleve
    kam dhuntine e ushqimit te zogjve dhe nje ulli pertej hapesires se kohes
    e kam kapercyer token perpara se shpatat t.i kthenin trupat ne banketelotoj per nje re qe te Kthehet e te me Njohe mua
    i kam mesuar te gjitha fjalet e gjykatave gjaknjollosura me qellim qe t.i prish rregullat
    i kam mesuar e zberthyer te gjitha fjalet per te Ndertuar nje te Vetme,Shtepi

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: