Arber Zaimi

Me dhelpëri të trishtë

In Përkthime, Vjersha on 13 Shtator, 2016 at 12:22
Esteban Frances - Studio e piktorit, 1974

Esteban Frances – Studio e piktorit, 1974

Yehuda Amichai

Me dhelpëri të trishtë ke mësuar
se si të nxjerrësh dashuri prej kësaj bote.
Me zërin e thatë e të paedukatë të rrugeçërve
ti flet fjalë të buta
dhe qime të trembura janë rritur në trupin tënd
në pikat e veta profetike.

Lëkura jote është mbështjellja e jashtme
e gjithçkaje që ka ndodhur ndonjëherë.
Kur të përkëdhel netëve
përkëdhel luftëra dhe mbretër të moçëm
dhe kombe të tëra që rravgojnë
ose që pushojnë në paqe.

E mbaj dorën tënde
në të cilën ti mban një shami
ku ka lotë
ku ka kripë –
Kripa e Kripërave.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: