Arber Zaimi

Këshillë për një dashuri të mbarë

In Përkthime, Vjersha on 15 Shtator, 2016 at 15:44
Jindrich Heisler - Pa titull, 1943

Jindrich Heisler – Pa titull, 1943

Yehuda Amichai

Këshillë për një dashuri të mbarë: Mos u dashuro
me ato të largëtat. Gjeji vetes një
prej aty pranë.
Ashtu si një shtëpi e mençur që do të merrte
gurë vendorë për ndërtimin e vet
gurë që i ka ngrirë i njëjti acar
e që i ka djegur i njëjti diell.
Merre atë me kurorë të artë
përreth bebëzës së zezë të syrit, ajo
që i di disa gjëra
për vdekjen tënde. Dashuro edhe brenda
një gërmadhe, ashtu siç do ta nxirrje mjaltin edhe
prej kufomës së luanit që Samsoni vrau.

Dhe një këshillë për një dashuri të ligshtë: Me
dashurinë që të ka mbetur
prej asaj që shkoi
bëj një grua të re për veten tënde
pastaj me atë që mbetet prej asaj gruaje
bëj sërish një grua të re,
dhe vazhdo ashtu
gjersa të mos mbetet më asgjë.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: