Arber Zaimi

Në mes të këtij shekulli

In Përkthime, Vjersha on 17 Shtator, 2016 at 11:56
Valentine Hugo - Shpirti i Lulediellit, 1934

Valentine Hugo – Shpirti i Lulediellit, 1934

Yehuda Amichai

Në mes të këtij shekulli u kthyem kah njëri-tjetri
me fytyra të gjysmuara e me sytë e plotë
si piktura të egjiptianëve të moçëm
dhe për një kohë të shkurtër.

Flokët t’i ledhatova
në drejtim të kundërt me udhën që ke marrë.
E thirrëm njëri-tjetrin
sikur të thërrisnim emra qytetesh
ku askush nuk ndalet
ndanë udhës.

Bukuroshe është bota që zgjohet herët mes dreqnisë
bukuroshe është bota që bie në gjumë mës mëkati e mjerimi,
në përzierjen e veteve tona, teje e meje
bukuroshe është bota.

Toka i pi njerëzit dhe dashuritë e tyre
si verën,
të harrojë.
S’mundet.
Dhe porsi konturet e kodrave të Judesë
ne kurrë s’kemi për të gjetur qetësi.

Në mes të këtij shekulli u kthyem kah njëri-tjetri,
pashë trupin tënd, që bënte hije, priste për mua,
rripat e lëkurtë për udhëtime të gjata
tashmë të shtrënguar rreth kraharorit tim.
Unë lavdërova vithet e tua vdekatare
ti lavdërove fytyrën time që po shuhet.

Flokët t’i ledhatova në drejtim të udhës që ke marrë,
ta preka mishin, profet të fundit tënd,
ta preka dorën, që kurrë s’ka fjetur
ta preka gojën, që ndoshta do të këndojë sërish.

Pluhuri i shkretëtirës e mbuloi sofrën
ku ne nuk hëngrëm.
Por me gisht shkrova në të
shkronjat e emrit tënd.

Reklama

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: