Arber Zaimi

Si punë gëzimi

In Vjersha on 21 Shtator, 2016 at 13:31
Georges Malkine - Bakante, 1944

Georges Malkine – Bakante, 1944

është një si punë gëzimi nëpër derë dhe
ende s’ka hyrë brenda tërësisht; por nis e i rëndon
edhe më shumë objektet, ua rrit peshën
ndërsa ua heq kuptimin.

është një si punë kaltërimi nëpër tokë por
është thjesht rrëkeja që e solle si dhuratë
e lindur jashtë çdo mundësie të mbamendjes
ndër vende ku asgjë nuk mundet që të ketë peshë.

çka unë di, që ti nuk mund ta durosh dot
e saktë në lodhjen tënde
janë llampat dhe drita
se ndoshta ta pohojnë pandryshueshmërinë
e njerëzve që bashkohen në heshtje të patejkalueshme.

s’mund të thotë kush që gojët të na mbeten vetëm
s’ka sfidë për gojët
të lëvizshme e të paparashikueshme
të hapura në mosbesimin e së mundshmes
urrejtja e papastër
e njeriut.

në asnjë çast të mungesës tënde të justifikuar
fjalët s’më dolën dot sipas radhës.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: