Arber Zaimi

I përpiktë e i esëllt mbi karrige

In Vjersha on 24 Shtator, 2016 at 03:20
Natë e frytshme - Andre Masson, 1960

Natë e frytshme – Andre Masson, 1960

I përpiktë e i esëllt mbi karrige
të hekurt
mobilje prej lokali, një banak dhe
hapësirë e ngushtë, që
nuk ta njeh edhe aq aftësinë për të manovruar

Banakieri
përmbahej goxha mirë
njerëz të kulturuar treteshin me ambientin
në një lloj mjegulle opake qytetare
por goja jote e vogël
nuk mbushi me ndonjë ndjenjë të ngrohtë asgjë
veç tingujve rrënqethës,
kujtime të komplikuara prej vetmisë në dhomë.

Tri ditë janë kohë e pamjaftueshme
për ta shtënë dorën në zjarrin e thatë
për t’i harruar pleqtë
edhe pse jashtë kundërmojnë pemët vjeshtarake
e rrushi bëhet verë, duke u shpërbërë
një ndarje që ia njohim përmasat.

E humba një grusht dhe të tharë prej buzëqeshjeve
zymtësinë e tij të përhime
paksa të zbutur prej netëve.

I urrej dokumentet
dhe heshtjen e tyre akuzuese
prej steriliteti fatal.

Kur kthehem në shtëpi prej lokali
lumturia rishfaqet e plotë
pëllumba të zinj topolakë
ia nisin të m’i hanë gishtat.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: