Arber Zaimi

Si i padalë kurrë në dritë

In Vjersha on 25 Shtator, 2016 at 23:49
Roberto Matta - Morfologji e dëshirës, 1938

Roberto Matta – Morfologji e dëshirës, 1938

Si i padalë kurrë në dritë, me vendosmëri,
paçka se qe dimër e jashtë ish acar, njërën
pas tjetrës, i hapa
katër dritare.
Pak rëndësi kishte se e dija saktësisht cilat.
Vetëm në muzg, i djersitur
me padurimin e bukur të atij që dëshiron të flejë ose të jetojë
kuptova se ia kisha hapur ballin
një drite të pazakontë
në rrugën Eduard Lir, në kat të tretë
i vetëm fillikat
pa pasur nevojë t’ia jap a t’ia marr fjalën askujt.

 

  1. “me padurimin e bukur të atij që dëshiron të flejë ose të jetojë
    kuptova se ia kisha hapur ballin
    një drite të pazakontë”

    Mrekulli!

    we are very very happy for you.

  2. Poezi qe shpërfaq cullak shpirtin e madh të djalit që është vetë ndërgjegjja!

  3. sapo te sherohem do pyes prape shitesin.me ka ngrene nje kat

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: