Arber Zaimi

Bregu i shpresës

In Vjersha on 27 Shtator, 2016 at 16:56
Oscar Mellor - Dy nuse, 1989

Oscar Mellor – Dy nuse, 1989

Kush e kish përfytyruar se edhe në park
udhët do t’i bënin kaq të drejta
e të gjera, e plot dritë…
Aq sa pyes veten për çka
të duhet një shikim i mprehtë sot. Ku ta dish? Nga ferrat ndanë udhës
dalin njerëz që vijnë të shëtisin, të rrëmujshëm, të pakujdesshëm, të veshur keq
me xhepat zbrazur e aromë urie, por me bishtin lart
përshëndesin njëri-tjetrin, i tregojnë sa është ora
ndonjë zotërie sqimatar që rastësisht qëllon andejpari
shëtisin, të përhumbur, gjithnjë në breg të shpresës.

Një vajzë tajlandeze, me veshje të thjeshtë, del për t’u çlodhur
ndanë dyqanit ku ofron masazh dhe pasi çliron flokët
nxjerr telefonin dhe lidhet me video me dikë larg

Ulet në stolat e parkut, me këmbët e përthyera fare pak aq sa
fustani të mos ia nxjerrë në pah bardhësinë e kofshëve
dhe vazhdon të bëjë gjeste kah telefoni duke i buzëqeshur
duke e harruar djersën e klientëve të dhjamur
që ende i shkëlqen nëpër duar.

160 cm e gjatë, por duket
sikur nuk e nxë stoli, me kaq entuziazëm videotelefonon
me zë të lehtë e thirrma të kujdesshme
ndoshta flet me një fëmijë
ndërsa njerëzit vazhdojnë të shëtisin kryq e tërthor
e mbi park ngrihet një si cilindër pluhuri
që ia shton zymtësinë këtij bregu të shpresës.

Asgjëja
e prekshme, cilësore
prej pluhurit të ngritur në parkun e vetëm të botës
apo prej lëkure të pastër prej shtrese të mesme
është si pafajshmi i rënë në dorë të policisë
njeriu që as ka vrarë natën e as ditën
por që ndaloi së vrapuari në momentin e papërshtatshëm kur të tjerët thërrisnin
të tjerët që shëtisin ngadalë në park, me një ndjenjë sigurie.

  1. Sa me e sakte piktura se te teres aq me e lehte rrugedalja.

  2. TI TOPALLE E BUKUR JE ME THOSHIN DOKTORwT
    TI TOPALLE E BUKUR JE ME THOSHIN iNFERMJERET

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: