Arber Zaimi

Deti

In Përkthime, Vjersha on 7 Tetor, 2016 at 19:31
Desmond Morris - Nuk ka kohë si e ardhmja, 1957

Desmond Morris – Nuk ka kohë si e ardhmja, 1957

Para se ëndrra (apo frika) të sajonte
Mitologjitë e kozmogonitë,
Para se koha të ndahej nëpër ditë,
Deti, i përhershmi det, veç ish edhe qëndronte.

Kush është deti? Kush është ajo stihi
E dhunshme dhe e moçme që tokës ia tret
Shtyllat, që është shumë dete e një det
E është humnerë, shkëlqim, rrezik edhe stuhi?

Kush e shikon e sheh veç për herë të parë,
Gjithnjë. Me habinë që shkaktojnë
Gjërat elementare, mbrëmjet kur i shikojmë

Të bukura, hëna, në vatër kur shohim zjarrë.
Kush është deti, kush jam? Këtë do ta di
Veç ditën e fundit, aherë kur më s’do ketë agoni.

Jorge Luis Borges, 1964

  1. Thomas Wolfe/O Lost
    Nje gur,nje gjethe,nje dere e pagjetur nga nje gur,nje gjethe, nje dere

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: