Arber Zaimi

O mik i brishtë

In Përkthime, Vjersha on 28 Tetor, 2016 at 18:11
Joan Miro - Kali i cirkut, 1927

Joan Miro – Kali i cirkut, 1927

Fabrizio de Andre

Tretur si avull në një re të kuqërremtë
tek një prej shumë honeve të natës

Me një nevojë të atillë për vëmendje e dashuri
të tipit “po më deshe qaj”
sa për të qenë barazim,

Ia vlente t’ju zbavisja në mbrëmjet verore
me atë aq të thjeshtin “më mbahet mend”:

Kur ju vëzhgoja tek merrnit me qera një kile bar
prej fshatarëve pensionistë dhe grave të tyre,

Tek i dhuronit duarplotë oqeanet
dhe të tjera e të tjera dallgë marinarëve në shërbim

Gjersa zbulova një e nga një
vendfshehjet tuaja
pa më ardhur keq që ju pata besuar

Sepse që në llogoren e parë
kam qenë më kureshtar se sa ju
kam qenë shumë më kureshtar se sa ju

Pastaj i habitur prej tuajave “si je”
i mrekulluar prej formulave, jo dhe aq të zakonshme por shumë të ashpra,

Të tipit “si ndihesh mik, o mik i brishtë,
nëse do, mund të kujdesem një orë në muaj për ty”
“Ti e di që dhe unë i kam humbur dy bij”
“Zonjë ju jeni një grua goxha e pavëmendshme.”

Dhe sërish i vrarë prej mirësjelljes suaj
në çastin kur ëndrra ime
balerinë e radhës së dytë
tundte para kushedi se cilës ardhmëri
të tashmen e saj me sisë të mëdha
dhe cezarianin e sapobërë,

Mendova, është bukur që aty ku mbarojnë gishtat e mi
do duhej të merrte fill, disi, një kitarë.

Pastaj i ulur mes lamtumirave tuaja
u ndjeva më pak i lodhur se ju
isha shumë më pak i lodhur se ju.

Mund t’ia pickoja pantallonat së panjohurës
gjersa ta bëja që t’i hapej goja.

Mund t’i kërkoja cilitdo prej bijve të mi
të fliste sërish keq për mua, me zë të lartë.

Mund ta ndërroja kitarën time dhe helmetën e tij
me një kuti druri që thoshte “do të humbasim”.

Mund të pyesja si quhet qeni juaj
se imi ka ca kohë që quhet “Liri”.

Mund të merrja nga një kanibal për çdo ditë
që të më mësonte sa larg isha nga yjet.

Mund të kapërceja litra pas litrash koralet
për të arritur atë vend që do të quhej “Mirupafshim”.

Dhe kurrë as që më ra nëpër mend
të jem më i dehur se ju
të jem shumë më i dehur se ju.

 

  1. Gung Ho/Patti Smith

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: