Arber Zaimi

Në të prefshin copa-copa

In Përkthime, Vjersha on 31 Tetor, 2016 at 17:12
Wolfgang Paalen - Eroun, 1944

Wolfgang Paalen – Eroun, 1944

Fabrizio de Andre

Në të prefshin copa-copa
ato kish për t’i mbledhur era
lëkurën kish për të ta endur mbretëri e merimangave
dhe hëna do t’i endte flokët dhe fytyrën
me pjalmin e perëndisë,
të perëndisë nurin.

 

Të gjeta përgjatë lumit
tek bëje muzikë me gjethe lulesh,
tek këndoje fjalë të lehta, fjalë dashurie,
shijova buzët e tua si mjaltë i kuq, i kuq,
të thashë ti me jep atë që do e unë të jap ç’të mundem.

 

Trëndafil i verdhë, trëndafil i bruztë,
kurrë s’pata vallëzuar kaq gjatë
përgjatë fillit të natës e përmbi gurët e ditës,
unë i bija kitarës, unë i bija mandolinës
e në fund u shtrimë të dy mbi togjet e sanës.

 

Të humba për shumë, të humba për pak,
të mora seriozisht, të mora me shaka,
s’mbeti shumë për të thënë a për të menduar
fati buzëqeshte si një qiell në pranverë
flokët e shprishur prej mbrëmjes me erë.

 

E tani do ta pres të nesërmen
për të ndjerë nostalgji
o zonja Liri, o zonjusha Anarki
kaq e shtrenjtë sa vera, aq falas sa trishtimi
me renë tënde të bukurisë e të dyshimit.

 

Të gjeta në një stacion,
tek ndiqje parfumin tënd,
kapur në grackë brenda një tailleur-i të hirtë si tymi,
me gazetat në njërën dorë, në tjetrën fatin që të priste,
ecje krahë për krahë me atë që do të të vriste.

 

Po në të prefshin copa-copa
ato kish për t’i mbledhur era,
lëkurën kish për ta qepur mbretëri e merimangave,
dhe hëna do t’i endte flokët dhe fytyrën
me pjalmin e perëndisë,
të perëndisë buzëqeshjen.

 

  1. Manifiesto/Victor Jara

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: