Arber Zaimi

Okulisti

In Përkthime, Vjersha on 6 Shkurt, 2017 at 16:49
Marcel Duchamp - Riosh i trishtuar në një tren, 1911

Marcel Duchamp – Riosh i trishtuar në një tren, 1911

Daltonikë, presbitë, o lypsarë të shikimit

Okulisti juaj, tregtari i ndriçimit

Nga sot do pranojë vetëm klientë specialë

Që s’dinë më ç’të bëjnë me sytë normalë

 

S’jam më okulist, tash lente trafikoj

Dhe lumturinë nëpër sy e sajoj kësisoj

Madje dhe ata sy që s’dinë veç të kopjojnë

Le ta shpikin vetë botën ku do të kundrojnë

Pra ndiqini me mua këta sy që ëndërrojnë

Teksa i ikin orbitës dhe të kthehen s’pranojnë

 

Klienti i parë:

Shoh veten tek ngjitem për ta vjedhur diellin

që të mos ketë më netë

Që të mos bjerë më në rrjeta perëndimesh,

i kyçur në sy le të jetë

Kushdo që do mardhë prej qiellit pa diell

Vështrimi im ngrohtësinë do t’ia sjellë

 

Klienti i dytë

Shoh lumenjtë brenda në venat e mia,

detin duke kërkuar

I përmbytin shtretërit e brigjet dhe

gjejnë qiej për të fotografuar

Gjaku që rrjedh pa ndonjë fantazi

Bart vetëm tumore dhe melankoli

 

Klienti i tretë

Shoh xhandarë që kullosin,

gra të përkulura përmbi pikat e vesës

Gjuhët e kuqe me pjalmin e lules,

po ku është vallë bleta mëmë?

Ndoshta ka fluturuar tek çerdhet ku aurora rri,

ndoshta fluturoi, ndoshta më të fluturojë s’di

 

Klienti i katërt

Shoh miqtë që enden nëpër rrugë,

asgjë nuk i nxiton

Vjedhin prej gjumit gëzimin,

vjedhin natën prej agimit

E pastaj dritën, dritën që

transformon botën në një lojë

 

Kështu do t’i bëjmë syzet

Kështu do t’i bëjmë syzet.

De Andre

Reklama

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: