Arber Zaimi

Ta sjellësh fëmijën

In Përkthime, Vjersha on 7 Shkurt, 2017 at 15:51
Man Ray - Jazz, 1919

Man Ray – Jazz, 1919

Stevie Smith

Ta sjellësh fëmijën në jetë të të rriturve
A është mirë? Unë them jo,
Ta sjellësh fëmijën në jetë të të rriturve
Është të jesh i mangët.

Fëmija në jetë të të rriturve është i pambrojtur
E nëse është rritur, e di dhe vetë këtë gjë
Dhe i rrituri sheh pjesën fëminore të vetvetes
Dhe e urren.

Fëmija po ashtu e urren të rriturin e mençëm,
Burrin e mësuar me botën, njeriun e ngrirë
Sepse fëmija ka lotët e gjallë në faqe
Burri s’ka asnjë.

Se fëmija ka ngjyra dhe burri nuk sheh
As ngjyra, as gjë,
Duke i patur të lehta sendet e mendjes
Fëmija i ka të lehta dhe ndjenjat.

Të lehta ndjenjat, lehtë të teprueshme
Dhe në tepri, të fuqishme,
Përshembull, nëse s’i flet fëmijës
Ai nuk rri pa bërë rrëmujë.

Ti mund të mendosh se një burrë e ka në dorë
Fëmijën, nëse fëmija mbijeton,
Unë them se fëmija ka gishta fuqie
Që një burrë mund ta mbysë të gjallë.

Oh s’është lumturi, kurrë s’është lumturi
Ta sjellësh fëmijën në moshë të rritur
Lërini fëmijët të shkojnë pa u rritur tërësisht
Të vdesin në fëmijërinë e tyre
Pa qenë fajtorë për gjakun e askujt.

Por oh i mjeri fëmijë, i mjeri fëmijë, ç’mundet të bëjë,
I ngecur në zhguallin e një të rrituri,
Përveçse të shohë jashtë qelisë së tij
Me syrin e një anarkisti?

Reklama

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: