Arber Zaimi

Si Qeremi

In Përkthime, Vjersha on 13 Shkurt, 2017 at 16:36
Dorothea Tanning - Stuhi në të verdhë, 1956

Dorothea Tanning – Stuhi në të verdhë, 1956

Nazim Hikmet

Ajri i rëndë si plumb

Bërtit
Bërtit
Bërtit
Unë po bërtas!

Vrapo!
Unë po të thërras
Të shkrijmë plumb.

Ai më thotë:

– Hej! Ti ke për t’u bërë shkrumb e hi prej zërit tënd!
Që djeg
Që djeg
Si i Qeremit
Që djeg

“Kaq shumë brenga
E askush për ta ndarë vuajtjen”

Veshët e
Zemrave janë
Shurdhuar…

Ajri i rëndë si plumb…

I them atij:

– Lërmë të digjem shkrumb e hi
Bash
Siç
Digjet
Qeremi.

Nëse unë s’digjem
Nëse s’digjesh ti
Nëse ne nuk digjemi

Po si do të arrijë drita
Ta mposhtë errësirën?

Ajri shtatzanë si toka.

Ajri i rëndë si plumbi.

Bërtit
Bërtit
Bërtit
Unë po bërtas.

VRAPO
Unë po të thërras
Të shkrijmë plumb…

 

1930

Reklama

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: