Arber Zaimi

Ndërrimi i Shekujve

In Përkthime, Vjersha on 17 Shkurt, 2017 at 18:16
Marie Cerminova - Fshih vetveten, 1944

Marie Cerminova – Fshih vetveten, 1944

Wislawa Szymborska (Visllava Shimborska)

Menduam se do qe më i mirë se të tjerët
Shekulli ynë XX
Por tash ai s’ka më kohë të dëshmohet i tillë
Vitet i ka të numëruar
Hapat të pasigurtë
Fryma i mbahet.

Tashmë shumëçka ka ndodhur
Që s’duhet të kishte ndodhur
E ato çka i prisnim
Nuk erdhën.

Pranvera duhej të ishte duke ardhur
Bashkë me lunturinë, mes gjërash të tjera.

Frika duhej t’i linte malet e fushat.
E vërteta duhej të mbërrinte para së vërtetës.

Ca gabime
Nuk do të duhej të ndodhnin më
Përshembull luftërat, uria e kështu me radhë.

Këto do të duhej të ishin respektuar:
Pambrojtësia e të pambrojturve,
Besimi e gjëra të tilla.

Cilido që donte të shijonte botën
Përballet me një qëllim të pamundur.

Idiotësia nuk është qesharake.
Dija nuk është zbavitëse.

Shpresa
Nuk është më ajo vajza e vogël
E të tjera. Medet.

Zoti më në fund qe gati të besonte tek njeriu:
I mirë e i fortë,
Por i miri e i forti
Janë ende dy njerëz të ndryshëm.

Si të jetoj – dikush ma bëri këtë pyetje në një letër,
Dikush të cilin kisha dashur
Ta pyesja për të njëjtën gjë.

Sërish e si gjithmonë
Siç u tha dhe më lart
S’ka pyetje më urgjente
Se pyetjet naive.

 

Arbër Zaimi

Reklama

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: