Arber Zaimi

Archive for Shkurt, 2017|Monthly archive page

Ta sjellësh fëmijën

In Përkthime, Vjersha on 7 Shkurt, 2017 at 15:51
Man Ray - Jazz, 1919

Man Ray – Jazz, 1919

Stevie Smith

Ta sjellësh fëmijën në jetë të të rriturve
A është mirë? Unë them jo,
Ta sjellësh fëmijën në jetë të të rriturve
Është të jesh i mangët.

Fëmija në jetë të të rriturve është i pambrojtur
E nëse është rritur, e di dhe vetë këtë gjë
Dhe i rrituri sheh pjesën fëminore të vetvetes
Dhe e urren.

Fëmija po ashtu e urren të rriturin e mençëm,
Burrin e mësuar me botën, njeriun e ngrirë
Sepse fëmija ka lotët e gjallë në faqe
Burri s’ka asnjë.

Se fëmija ka ngjyra dhe burri nuk sheh
As ngjyra, as gjë,
Duke i patur të lehta sendet e mendjes
Fëmija i ka të lehta dhe ndjenjat.

Të lehta ndjenjat, lehtë të teprueshme
Dhe në tepri, të fuqishme,
Përshembull, nëse s’i flet fëmijës
Ai nuk rri pa bërë rrëmujë.

Ti mund të mendosh se një burrë e ka në dorë
Fëmijën, nëse fëmija mbijeton,
Unë them se fëmija ka gishta fuqie
Që një burrë mund ta mbysë të gjallë.

Oh s’është lumturi, kurrë s’është lumturi
Ta sjellësh fëmijën në moshë të rritur
Lërini fëmijët të shkojnë pa u rritur tërësisht
Të vdesin në fëmijërinë e tyre
Pa qenë fajtorë për gjakun e askujt.

Por oh i mjeri fëmijë, i mjeri fëmijë, ç’mundet të bëjë,
I ngecur në zhguallin e një të rrituri,
Përveçse të shohë jashtë qelisë së tij
Me syrin e një anarkisti?

Reklama

Okulisti

In Përkthime, Vjersha on 6 Shkurt, 2017 at 16:49
Marcel Duchamp - Riosh i trishtuar në një tren, 1911

Marcel Duchamp – Riosh i trishtuar në një tren, 1911

Daltonikë, presbitë, o lypsarë të shikimit

Okulisti juaj, tregtari i ndriçimit

Nga sot do pranojë vetëm klientë specialë

Që s’dinë më ç’të bëjnë me sytë normalë

 

S’jam më okulist, tash lente trafikoj

Dhe lumturinë nëpër sy e sajoj kësisoj

Madje dhe ata sy që s’dinë veç të kopjojnë

Le ta shpikin vetë botën ku do të kundrojnë

Pra ndiqini me mua këta sy që ëndërrojnë

Teksa i ikin orbitës dhe të kthehen s’pranojnë

 

Klienti i parë:

Shoh veten tek ngjitem për ta vjedhur diellin

që të mos ketë më netë

Që të mos bjerë më në rrjeta perëndimesh,

i kyçur në sy le të jetë

Kushdo që do mardhë prej qiellit pa diell

Vështrimi im ngrohtësinë do t’ia sjellë

 

Klienti i dytë

Shoh lumenjtë brenda në venat e mia,

detin duke kërkuar

I përmbytin shtretërit e brigjet dhe

gjejnë qiej për të fotografuar

Gjaku që rrjedh pa ndonjë fantazi

Bart vetëm tumore dhe melankoli

 

Klienti i tretë

Shoh xhandarë që kullosin,

gra të përkulura përmbi pikat e vesës

Gjuhët e kuqe me pjalmin e lules,

po ku është vallë bleta mëmë?

Ndoshta ka fluturuar tek çerdhet ku aurora rri,

ndoshta fluturoi, ndoshta më të fluturojë s’di

 

Klienti i katërt

Shoh miqtë që enden nëpër rrugë,

asgjë nuk i nxiton

Vjedhin prej gjumit gëzimin,

vjedhin natën prej agimit

E pastaj dritën, dritën që

transformon botën në një lojë

 

Kështu do t’i bëjmë syzet

Kështu do t’i bëjmë syzet.

De Andre

Ein traum

In Përkthime, Vjersha on 2 Shkurt, 2017 at 16:02
Roland Penrose - Seeing is believing, 1937

Roland Penrose – Seeing is believing, 1937

E dinin të tre.
Ajo ishte e dashura e Kafkës.
Kafka e pati ëndërruar.
E dinin të tre.
Ai ishte shoku i Kafkës.
Kafka e pati ëndërruar.
E dinin të tre.
Gruaja i tha shokut:
Dua që këtë natë të më duash.
E dinin të tre.
Burri kundërshtoi: Nëse mëkatojmë
Kafka do të reshtë së na ëndërruari.
Njëri e diti.
Nuk kish mbetur më asgjë mbi tokë.
Kafka i tha vetes:
Tani që ata të dy ikën, mbeta vetëm.
Do resht së ëndërruari vetveten.

Lo sabían los tres.
Ella era la compañera de Kafka.
Kafka lo había soñado.
Lo sabían los tres.
Él era el amigo de Kafka.
Kafka lo había soñado.
Lo sabían los tres.
La mujer le dijo al amigo:
Quiero que esta noche me quieras.
Lo sabían los tres.
El hombre contestó: Si pecamos,
Kafka dejará de soñarnos.
Uno lo supo.
No había nadie más en la tierra.
Kafka se dijo:
Ahora que se fueron los dos, he quedado solo.
Dejaré de soñarme.

J.L. Borges – Ein traum (Një ëndërr)