Arber Zaimi

Te mjerë. Të dobët.

In Vjersha on 29 Qershor, 2017 at 19:12

Charles Henry Alston – Pa titull, 1959

Të mjerë.
Të dobët.
Të mposhtur.
Jeta jonë jetohet në më të ligshtën mënyrë.
Dhe pse mënyra të tjera ka plot.
Të gatshëm të vdesim për jetën e tjetrit.
Të gatshëm të zbresim prej trenave
pa marrë asgjë me vete.
Pa kërkuar asgjë
pa asnjë siguri
pa para
pa prona
pa ndihmën e domosdoshme
për të mos prekur fundin
e për ta thyer fatin.
Ne do të shkruajmë vjersha
për të gjitha këto
sepse vetëm ne e dimë
ç´është një vjershë.
Do të vazhdojmë me përkushtim
të shpikim gjuhë të pakuptimta
prej rrathësh të preferuar
nga amatorët e psikologjisë
dhe studentët e pikturës
prej drejtëzash të kithëta
lakoresh që pëshpërijnë mesazhe të prera
që s´mund t´i dëgjojë dot asnjë shtiracak
dhe do të ndjejmë dhimbje
për ata
që janë jashtë strukturave
për popullin vështrues
e ndonjë ditë gjithë dija jonë
do të përmblidhet në një vizatim të thjeshtë
pa shpjegime anësore
në murin e një shpelle.
I gjithë publiku i atij vizatimi
do të jenë më së shumti në dy
njerëz
edhe më të heshtur.
Qysh tash shikimi i gjithkujt po terret
meditimi,
prehja,
zhytja.
E një urdhër i fundit:
mos e pastroni hirin
kur zjarri të na shuhet.
U dogjëm por
kemi dëshirë të vazhdojmë të shohim.

Reklama

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: