Arber Zaimi

Zotërimi i së djeshmes

In Përkthime, Prozë on 11 Korrik, 2017 at 00:26

John Altoon – Dy figura dhe një pëllumb, 1957

J.L. Borges

E di se kam humbur shumëçka, aq sa nuk mund t´i numëroj, dhe tanimë zotërimet e mia janë pikërisht ato humbje. E di se e kam humbur të verdhën e të zezën dhe mendoj mbi ato ngjyra të pamundshme ndryshe nga ç´i mendojnë ata që shohin. Im atë ka vdekur dhe gjithnjë është krah meje. Kur dua të numëroj rrokjet e vargjeve të Swinburne-it, e bëj, më thonë, me zërin e tij. Veç ajo që ka vdekur është jona, jona është veç ajo që kemi humbur. Ilioni e pat, por Ilioni vazhdon të jetojë në hekzametrin që e vajton. Izraeli u krye vetëm pasi u bë një nostalgji e lashtë. Secila poemë, me kalimin e kohës, bëhet elegji. Tonat janë gratë që na kanë lënë, jo më subjekte të muzgut që përmbys ditën, e as të alarmeve a terroreve të shpresës. Nuk ka parajsa të tjera përveç parajsave të humbura.

Përktheu nga spanjishtja A. Zaimi
Reklama

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: