Arber Zaimi

Pëllumbat

In Vjersha on 22 Korrik, 2017 at 23:31

Hedda Sterne – Further, 1985

Qefinin e përhimë qiellor stolisin me flatra
Mbi beton-horizontin e mprehtë tiranas.
Veshëmbyllur ndaj zhurmave këtej poshtë ata shpojnë
Lartësitë drejt kujtimit të kaltërsisë së dikurshme mbi kodra e drurë.
Flatrash ndajnë shëmtinë nga shëmtia, indiferentë
Mbi xhamat, çelikun, çimenton, asfaltin,
Rrëmujën stërpikur me ar e argjend.
Zhveshur prej nxehtësisë publike, patrembur prej kiametit
Mbi kulme banesash të vjetra që shpejt do të shemben
Bartin me vete të vërtetat absolute të profecive antike.

Pjella të kohës kur njeriu ishte njeri, flatrojnë ajrin e ngathët të një bote plot pluhur.

Reklama

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: