Arber Zaimi

Tej dritës, tej hijes

In Vjersha on 23 Korrik, 2017 at 00:38

Walter Darby Bannard – Truk, 1958

Terri s´mundet ta ftohë kujtimin e një dielli
Mes syve të tu e të mive tash heshtja zu vend;
Mes ëndrrave e planeve të tua e të miave
Një tragë e një shtegu të vjetër mbuluar me ferra,
Udha e ronitur e urtisë së harruar.
Thatësira e nesërme do i shkretojë dhe faqet si fushat
Pa lot, pa burime, pa shi.
Në muzg të së sotmes zvarget një bisedë
Mbi të blertën e syve të tij.

Kaq rrallë kemi ndenjur bashkë pa folur, pa lëvizur
Në kohët më të ftohta të të vërtetave të tua.
Tash ndarja zë vend, internim i përjetshëm, total;
Përballë njëri-tjetrit të palëvizshëm, thjesht qenie, pa dukje
Si blloqe të gurtë mes dheu të bardhë, nën pluhurin e ardhur nga rruga
Që në barkun e saj mban natën dhe e vjell mbi ndërtesa
Ku gëlojnë rrejshmëri, që vdesin njerëzisht, porsi ti –
Simfoni papërkulshmërie përballë dhimbjes e interlude gëzimi
Bibliotekë e djegur prej një zjarri banal
Ku dikush mësoi të buzëqeshë e të qajë
Para se të bëhej indiferent ndaj prekjes së kohës
E prej heshtjeve të jetës, që e mpijnë trishtimin.

Reklama

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: