Arber Zaimi

Premtimi i ftohtë i muzgut

In Vjersha on 25 Korrik, 2017 at 23:25

William Baziotes – Pasqyrë në mesnatë, II, 1942

S´lë vend për dyzime; harresa –
Lëmimi më i mirë; ne,
Që atëbotë nuk e deshëm njëri-tjetrin
Bashkë, në pamundësinë e vetmisë sonë,
Mëtojmë të shmangim me çdo kusht
Dëgjimin e zërave që shpojnë nga brenda
Pa u ndalur, si hala tejkohore, që breshtës s´i ndahen as dimrit;
Ndoshta s´e kemi mirë, nuk mund të jetë kaq e rëndë
Një pyetje, një pyetje që ende s´e ka gjetur
Përdorimin e vet, një subjekt që ende
S´ka hije të vetën – që s´e ndjek pra asgjë
Asnjë shembëllim prej së shkuarës
Që ka qenë e që do të jetë,
Megjithatë neve dëgjojmë, dëgjojmë…
Së brendmi, në qartësi absolute – terr i zbrazëtisë, madje edhe nata
Vërshon si një lumë i tejfryrë
Në atë oqean errësire

Bashkë me ne.

Reklama
  1. Arthur Rimbaud
    Lamtumire
    (
    Asnje kenge kishtare:te mbash hapin e fituar.
    Nate e gjate!gjaku i thare me tymon mbi fytyre,dhe skam gje prapa vetes,vecse kete gemushe te tmerrshme!…….Beteja shpirterore eshte po aq e eger sa beteja e njerzve:por vizioni i drejtesise eshte vetem endje e Zotit
    Gjithsesi eshte yejtja.Vjelim gjithe dyndjet e fuqise dhe te dhembshurise reale.Dhe kur zbardh agu,te armatosur me nje durim te zjarrte,do hyjme ne qytetet shkelqimtare
    C’po flisja per doren miqesore!Nje epersi e bukur eshte se une mund te qesh me dashurite e vjetra
    te rreme
    e te godas me turp ata cifte genjeshtare,-kam pare atje poshte sketerren e grave,- dhe do kem nge TE ZOTEROJ TE VERTETEN NE NJESHPIRT E NE NJE TRUP
    Nje stine ne ferr

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: