Arber Zaimi

Xixë

In Vjersha on 21 Gusht, 2017 at 17:52

Rosemarie Beck – Shtëpia e Hënës, 1956

Në rropullitë më të harruara, në rrugëzat plot gropa
Të Tiranës mund të gjesh natën xixëllonja rrugëhumbura
Jashtë stinës së vet, ardhur së largu për të gjetur
Ujë, e meqë këtu uji kushton, mjaftohen me vesë
Barërash të harlisur oborresh të harruar
Ku pritet të ndërtohet një tjetër beton.

 

Një vjeshte nga këto, tek endesha buzëmuzgu
Në brendinë e padukshme të mëhallave të kalbura, grimuar
Fasadash të shndritshme ndanë rrugëve me asfalt
Në rrugëzat e zbrazëta prej natës së thellë
Dëgjova flatrat të rrahin ajrin e vdekur
Si lajm i një mungese të shfaqur si prani.

 

I pazhdërvjelltë ktheva gjithë trupin tim të rëndomtë
Dhe pashë pa pikë habie prej rastit
Një xixë që shkëlqente shkujdesur drejt meje
Pa u trembur hiç, pa e llogaritur arratisjen
Ndoshta e vetëdijshme se në këtë qytet askush s´mund të ikë prej askujt.

 

Reklama

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: