Arber Zaimi

Djajtë

In Vjersha on 24 Gusht, 2017 at 18:31

Anthony Benjamin: Në skaj, 1966

Gjithë djajtë i humba bash mesditës, nën diell
Tek kërkonin piedestale për të ndenjur në këmbë
Mbanin në dorë listë sevapesh si biletë për në qiell
Çdo sevap një kafshim, një kafshim për çdo dhëmb.

 

Të panjollë ata që e dinë edhe pse, edhe kush
Në përputhje me ç´ligj kaq e aq të mëshirshëm
Ia ndaluan lëvizjen ajrit që sheshet stërmbush
Flladi mbetet kujtim, pllakos damf i djersirshëm.

 

Betoni i përvëluar e mermeri i tharë nën zheg
Kaq pranë perëndia e njeriu lumturisht larg
Tërheq zvarrë mendimet në qytetin që djeg
Pa e ditur që djajtë konak i kanë shtruar në bark.

 

Turfullojnë shatërvanët me currila ujorë
Por s´e heqin dot pluhurin që vetë diellin mbulon
Nuk i lan dot ai ujë listat që mbajnë në dorë
Me sevapin perfekt që mëkatin maskon.

Reklama

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: