Arber Zaimi

Pabesia

In Vjersha on 30 Gusht, 2017 at 20:43

Janice Biala: Qyteti Nata, 1934-36

Pabesia s´ka nevojë për praktikë
Me gjërat që ende s´kanë dalë përballë
Në jetë. Ajo rri e palëvizshme dhe ia mohon
Historinë çdo mbrëmjeje; çdo mëngjesi me re;
Çdo shiu që baltë bën prej pluhuri; çdo hungërime
Prej bishës së egër nga skaji i pyllit; çdo fjale
Të ftohtë mes të dashuruarve të dikurshëm;
Çdo loti prej babës që nuk do e shohësh
Më kurrë. Në një tjetër jetë këto gjëra
Përcaktojnë realen përkundër asaj që jetohet
Jashtë mendjes njerëzore, një vend për
Të mos qenë, ku nuk do të lokalizohej
Asnjë botë.

Çasti para së cilit hiçi bëhet jetë nuk është
I përgjumshëm, ndryshe nga ç´mendon shumëkush
As kujtimi i të ardhmes nuk shihet në ëndërr
Dhe pse plot ka të rinj të cilëve planifikimi i pleqërisë së vet
Mbytur ua ka mendimin; prandaj duken pleq e marrokë
Ata që sot flasin guximin e duhur për të mos
Rënë në gjumë. Por sytë e mbyllur prej pesë dekadash
Goja e mbyllur, gjymtyrët e mpirë, dorëzimi i butë
Në shtretër plot dritë spitaleve ku sendet, vendet e vitet s´bëzajnë
Vështirë se dalin prej këtij gjumi të gjatë. Mendjet e tyre e duan
Gjumin, vizitë turistike në një qytet të paqenë, pa arkeologji
Të ngopur me poema, pa poetë, jashtë nesh, ku kërkohet të mos jemi
Kinse të vdekur.

 

 

Reklama

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: