Arber Zaimi

si trupa të rremë

In Vjersha on 21 Dhjetor, 2017 at 04:29

Mala Breuer – Pa titull, 2002

edhe heshtja e robit të zënë e të lënë në kafaz

është e fortë sa zhurmën e tërë këtij vendi e zhbën.

prapë asgjë nuk pushon. qen policë ndjekin njerëz

në korridorë të padyer. sirena, mirë natën pa gjumë

po edhe ditën? megjithatë heshtja ende stoike qëndron,

hapësirë për jehonë. Qëndron piramidale, e panjollë,

e vogël sa vend i shqiptarëve. Aq e vogël, as hëna

as yjet që u fshehën pas secilës re

si t´i trembeshin skandalit tonë urban.

zbavitës si filmat e rinj e të harrueshëm si po ata –

mundësisht të paturp, plot trupa të rremë që

i bishtnojnë vetvetes me solemnitetin platitës të

heshtjes. pavetëdija i taksohet prurësit me ta parë,

dhe heshtja e tij kuptohet si thjesht mungesë fjalësh

të parëndësishme. edhe heshtja e robit të zënë

e të lënë në kafaz.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: