Arber Zaimi

Nuk humbet

In Vjersha on 30 Dhjetor, 2017 at 04:16

Ernest Briggs – Pa titull, 1958

sa herë që më ngushtohet qenia
më kaplon kujtimi i vështrimit tënd të blertë.

lisi thahet
rilind në fidanët rreth rrënjës së tij.

fryma e njeriut nuk vdes ajo
vazhdon te njeriu që vjen.
loti nuk ndahet kurrë syri, se edhe kur rrjedh
lë pas zbrazëtirë që s´e mbush dot tjetër lot.
ti nuk më mësove të jem i brishtë
si rreze e diellit dimëror,
por dimrit pluhuri i qytetit është më i shtruar,
rrugët e përbaltura i mbajnë njerëzit më gjatë brenda,
trafiku bllokohet mbingarkesë veturash të lagura
nën degët e zhveshura të drurëve dekorativë,
gishtërinjtë e tu në ngërç mbi qytet,
më kujtohet zëri, e pafjala këngë e fundit
dhe asgjë nuk humbet.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: