Arber Zaimi

Mbamendje

In Përkthime, Vjersha on 7 Prill, 2018 at 14:19

Fritz Bultman – Përkthim i vazhdimtë, 1966

Jorgo Seferis

Dhe unë mbetur me një fyell kallami në dorë.
Nata qe shkretuar, hëna po tretej,
Dheu kundërmonte prej të mbramit shi.
Pëshpërita: mbamendja dhemb kudo që e prek,
Ka mbetur vetëm pak qiell, s’ka mbetur më det,
Çka vrasin gjithë ditën e mbartin në qerre dhe e hedhin tej kodrinave.

Gishtat e mi po endeshin më kot përmbi këtë fyell
Që një bari plak ma dhuroi veç pse i thashë mirëmbrëma.
Të tjerët e kanë shfuqizuar secilën përshëndetje:
Zgjohen, rruhen dhe nisin punën e përditshme të masakrimit
Ashtu si bujku që tëharr e punon tokën, metodikisht, pa pasion:
Keqardhja ka vdekur, si Patrokli, e askush më s’gabon.

Mendova t’i bie një melodie pastaj ndjeva turp ballë botës
Asaj që më vëzhgon së andejmi natës, që nga brenda dritës sime
Thurur prej kurmesh të gjallë, zemrash të zhveshura
Dhe dashurie që i përket Furive
Siç i përket njeriut e gurit e ujit e barit
Dhe kafshës që të sheh në bebëz të syrit tek i vjen pranë vdekja.

Kështu pra vazhdova në shtegun e errët
Dhe u ktheva drejt kopshtit tim, dhe gërmova dhe e varrosa fyellin
Dhe sërish pëshpërita: një mëngjes do ringjallemi varresh,
Drita e agimit do skuqet si drurët që lulëzojnë pranverës,
Deti do rilindë dhe prej shkumës së dallgës do dalë sërish Afrodita.
Ne jemi fara që vdes. Dhe hyra në shtëpinë time të zbrazët.

 

Përktheu Arbër Zaimi

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: