Arber Zaimi

Matia Paskali mes trëndafilave

In Përkthime, Vjersha on 9 Prill, 2018 at 23:34

Charles Ragnard Bunnell – Shtëpia e magjistarit, 1958

Jorgo Seferis –

Tymosa e s’e shova gjithë mëngjezin
N’e shofsha do më rrokin trëndafilat
Do më mbysin me gjemba e petla të rëna
Trëndafilat rriten gërmuq, secili me lulet në ngjyrën e vet
Rrinë vështrojnë, mos kalon ndokush vallë; askush nuk kalon.
Nga prapa tymit të llullës i shoh
Pa kundërmim mbi kërcejtë që po thahen.
Në jetën tjetër një grua më pat thënë: “Mund ta prekësh këtë dorë
Dhe kjo trëndafilkë do të jetë jotja, është jotja, mund ta marrësh tani a më vonë, kur të duash”.

Zbres shkallët pa e ndalur tymosjen
Dhe trëndafilkat më ndjekin të ngazëllyera
E në mënyrën e tyre diç prej atij zërit që rri në
Rrënjë të britmës, atëherë kur njeriu zë klith “o nënë” apo “ndihmë”
Apo britmëzat e bardha të dashurisë.

Është një kopshtijzë e bardhë cit me trëndafila
Pak metra katrorë që zbresin bashkë me mua
Shkallëve tatëpjetë, pa e marrë me vete qiellin;
Dhe emta e saj do t’i thoshte: “Antigonë, i ke
Harruar mësimet për sot
Në moshën tënde nuk vishja korse, jo në kohën time”.
Emta e saj një krijesë për keqardhje: damarët e dalë,
Rrudha përreth veshëve, një hundë gati të vdekur;
Por fjalët e saj gjithnjë të kujdesshme.
E pashë njëdizaj tek ia prekte gjinjtë Antigonës
Si fëmija i vockël që vjedh një kokërr mollë.

Mos vallë e takoj atë plakë tani që po zbres?
Kur ika më tha: “Kushedi kur takohemi prapë?”
Pastaj lexova për vdekjen e saj në gazeta
Për martesën e Antigonës dhe martesën e
Vajzës së Antigonës
Pa i ndalur hapat, as duhanin
Që më lë në buzë shijen e një anijes së nëmur
Me një sirenë kryqëzuar në bashin e saj ende pa
Iu venitur bukuria.

 

Përktheu Arbër Zaimi

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: