Arber Zaimi

Posts Tagged ‘A. Derain’

përrallë numër 2 deri në 3

In Vjersha on 28 Mars, 2012 at 11:10

Musique, 1904-05 - André Derain

ti pi e pi der’ më

në fund ajo ia nis të rrëfejë

si paska ndrequr shtëpinë, e tash na qenka në konak

të mirë e të sigurt

(me përjashtim të vetmisë – i vetmi send

që reziston simptomatik

si për ta vënë para saj

pasqyrën e frikës dhe pasigurisë

që e kanë bërë kaq të bukur)…

 

këmbëngul t’i shkruash doherë

ia ngrohin zemrën fjalët e parëndësishme të kujtdoe shton ca fjalë të tjera

për të të thënë sa më gjatë

që e ka marrë malli për një këngë.

ku janë sytë e sajqë zakonisht lëvizin poshtë e lartë e lartë e poshtë

plot vetëbesim?

 

e dinë që janë shumë interesantë

sytë e saj të zinj, sy si titull kënge

që dikur është kënduar prej baballarësh tashmë të largët.

melodi e zhveshur prej epike

që sot yndyrshëm stërhollohet në nota jazz-i.

Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri »

Reklama