Arber Zaimi

Posts Tagged ‘A. Nesin’

U vetëvrava

In Përkthime, Prozë on 30 Mars, 2012 at 14:57

Japanese doll, 1937 - Rudolf Wacker

Para ca kohësh m’u ngjit një sëmundje shumë e rrezikshme. Sëmundja ishte verem, aq e shpifur sa ma mërziti jetën. Shi në ato momente kryqëzoi për herë të parë mendtë e mia plani për të vrarë veten.

Dhe ja se si filloi aventura ime e parë drejt vetëvrasjes: Pyeta veten “O shpirtvrerosur romantik! Në ç’mënyrë do të të pëlqente të vdisje? Me një kobure, siç i shkon temperamentit tënd, apo me një thikë? Në thellësitë e detit, apo në rrotat e trenit? Helm apo …?”

Një zë i brendshëm foli e mu përgjigj: “Zotni! Fundi i fundit vetëm një herë në jetë vdes njeriu. Pra pse të mos përdorim metodat e verifikuara nga aristokratët për të thirrur në takim vdekjen?”

Bash ashtu, vendosa t’i jap fund jetës me farmak, duke ndjekur rrugë të njëjtë me ca personazhe të famshëm historikë, që e pritën vdekjen të shtrirë në krevatet luksozë e të rehatshëm, në pallatet e tyre mbretërore. Pak rëndësi kish që unë nuk zotëroj as krevat luksoz dhe as pallat mbretëror; shtëpia ime e thjeshtë dhe dyshemeja e shtruar me tulla mund ta kryenin po aq mirë detyrën. Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri »

Reklama

Çfarë ndryshimi!

In Përkthime on 27 Mars, 2012 at 12:42

Pine, 1962 - Walter Derby Bannard

Një mëngjes në një qytet anglez policët gjetën një burrë të lidhur me litarë pas një shtylle elektrike, në njërin prej parqeve. Do t’jua rrëfej më vonë se kush qe ky burrë. Për momentin dua qe të supozojmë se ky incident ka ndodhur në atdheun tonë. Ja cilat do të ishin fjalët që do të dëgjoheshin në vendngjarje:

– Roja: “Kush je?”

(Nuk merr përgjigje edhe pse e përsërit disa herë pyetjen. Fillon t’i fryjë bilbilit, dhe sa hap e mbyll sytë vjen policia.)

– Polici: “Si është puna?”

– Roja: “Zoti polic, një burrë është lidhur te ajo shtylla elektrike atje”

– Polici: “Kush e ka lidhur?”

– Roja: “Nuk e di zotëri, a mund ta zgjidh?”

– Polici: “Jo, jo! Mbase duhet të vijë inspektori që ta hetojë personalisht çështjen: Shko e shih njëherë a është gjallë a vdekur.”

– Roja: “Sapo e pashë që lëvizi sytë o zoti polic”

– Polici: (i bërtet viktimës): “Kush je ti o zotni?”

(Përgjigje s’ka, kështu që njoftohet menjëherë Shefi i Zonës [S.Z])

– S.Z.: “Silleni menjëherë në komisariat. Dhe merrni vesh me doemos se si quhet. Ruajeni me kujdes, e mos ia ndani sytë. Mos e lini t’ia mbathë.” Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri »