Arber Zaimi

Posts Tagged ‘A. O’Neill’

Poema jo bash origjinale e frikës

In Përkthime, Vjersha on 31 Mars, 2012 at 20:57

In the cafe, 1920 - Jeanne Mammen

Frika do të ketë gjithçka

këmbët

ambulancat

dhe luksin e blinduar

të ndonjë automobili

 

Do të ketë sy që s’i sheh kush

doçka të kujdesshme

plane të pafajshme pothuajse

veshë, jo vetëm nëpër mure

po edhe në dysheme

në çati

në gurgullimën e qyngjeve të shiut

dhe ndoshta ndonjëherë (kujdes!)

veshë në veshët e tu

*

Frika ka për të pasur gjithçka

fantazmat nëpër opera

seanca të vazhdueshme spiritualizmi

mrekullitë

kortezhet

fjalët guximtare

vajzat shembullore

fajdexhinjtë e ndershëm

të pandershmet bordello Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri »

Reklama