Arber Zaimi

Posts Tagged ‘Berisha’

“Letra” e amerikanit

In Artikuj on 12 Shtator, 2012 at 18:05

Coca-Cola Santa, 1944 – Haddon Sundblom

Letra e ambasadorit amerikan për “Shekullin”, ku me demek ndërprikësh marrëdhëniet deri në një vendim tjetër, i shtohet groteskut elektoral të ditëve të fundit. Por nuk i shtohet si diçka thelbësisht e re, përkundrazi, ky eveniment është thjesht budallallëku i radhës në këtë estradë të stërzgjatur e të pakuptimtë që me dashamirësi po e quajmë “skenë politike shqiptare”.

Të të njëjtit nivel kanë qenë dhe reagimet ndaj “Letrës”, por sidomos mosreagimet. Ç’ka ndodhur? Edhe pse, si shqiptar i mirë që jam e di që duhet të tregohem i matur e i pjekur kah shkruaj, si shqiptar i mirë duhet të bëj çmos që të shmang përmendjen e të qenit shqiptar, e të flas sa më shumë për sende pa lidhje, të tërholl bisedën, të hyj në sofistikimet më të kota e të mos dal kurrë në thelb (se ashtu e do puna, se bota është e padrejtë, se s’ka gjësend tjetër veç realpolitikës, se mirë e kam po kështu s’bëhet, se nuk do gjej dot punë, se ne jetojmë prej Amerikës, se ata na çliruan Kosovën) – unë kam vendosur që në këtë shkrim të veproj ndryshe.

Meqenëse “Shkenca e komunikimit” na mëson se nuk qenkërkemi, por thjesht u dukërkemi, nuk e paskërkemi seriozisht, po thjesht lodrokërkemi, unë në rolin e parë të student kurajoz po marr përsipër që në këtë shkrim të luaj rolin e dytë e të padëshiruar të shqiptarit të keq. Domethënë, të shqiptarit që nuk e vret mendjen hiç për “shkencën e komunikimit”, të shqiptarit që përbuz lajle-lulet dhe lajkat ndaj “më të fortit”, të shqiptarit që beson se ndryshimi është i mundshëm, që angazhohet tek ky ndryshim, tek dashuria për të vërtetën, tek fjala, dhe tek qenia që del përsipër saj. Për arsye aspak “deontologjike” marr përsipër të them të vërtetën, ashtu siç, moti e kemi parë të gjithë tek ndodh. Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri »

Reklama

Lëmoshët e Berishës

In Artikuj on 18 Korrik, 2012 at 02:39

Toppkeller (Aquarell), 1925 – Rudolf Schlichter

Ish-presidenti i Francës, François Mitterrand kishte zakonin të thërriste herë pas here në takime një sërë filozofësh e intelektualësh nga akademitë franceze e të diskutonte me ta për çështje të aktualitetit politik e social të kohës. Përmes këtij gjesti Mitterrand-i e poziciononte veten qartësisht si një udhëheqës në traditën iluministe, që përpiqet ta afrojë pushtetin me urtësinë e të legjitimojë vetveten njëfarësoj. Nuk kemi të dhëna nëse programi qeverisës i Mitterrand-it përfitoi ndopak prej filozofëve, por ajo që mund të themi me siguri është që vetë intelektualët e ftuar nuk kanë parë ndonjë të mirë prej këtyre takimeve, përkundrazi. Përzierja me pushtetin ka hedhur hije mbi diskursin e tyre, duke shkaktuar keqinterpretime publike e duke iu mveshur atyre përgjegjësi simbolike për akte që në fakt i përkisnin ekskluzivisht politikës, pra duke i shfrytëzuar haptazi apo tërthorazi për qëllime nuk para përputhen me interesa të një filozofi apo të një intelektuali.

Në Shqipëri ne nuk kemi filozofë sepse nuk kemi akademi. Por nuk na mungojnë udhëheqësit e dashuruar pas spektaklit “iluminist” sepse edhe këtu pushteti e ndjen të nevojshme të marrë legjitimitetin moral nga një shtresë e ndriçuar. Kur “intelektualët gjenuinë” mungojnë, pushteti detyrohet të krijojë të tillë. Kandidatët kryesorë për të zënë vendin e filozofëve të munguar janë personat me akses në media e në publik. Grupi në fjalë është tepër heterogjen, dhe kushdo do ta kishte të vështirë ta përshkruante, por në një përpjekje përafruese do të mund ta ndanim në dy nënbashkësi, në atë të artistëve e në atë të intelektualëve. Kuptohet që të dyja termat po i përdor në sensin më të gjerë e më të zbrazët, pra nuk po quaj artistë vetëm ata që angazhohen në artin si procedurë e të vërtetës, as intelektualë s’po quaj vetëm ata që angazhohen në politikën si aksion. Në këtë artikull po përdor zhargonin popullor, po quaj artistë ata që prodhojnë argëtim për shtresa të ndryshme të publikut dhe intelektualë atë që ka diplomë. Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri »

Politika e dhunshme e “frikës nga tjetri”

In Artikuj on 1 Mars, 2012 at 11:35

Filozofi Slavoj Zizek në librin e vet “Dhuna”, vë re dy lloje të dhunës, një të dukshme, e një të padukshme. Koncepti i tij interesant zhvillohet edhe më tej. Dhunë të dukshme ai quan aktet e krimit dhe terrorit, trazirat civile, konfliktet ndërkombëtare, dhunën që ushtrohet fizikisht prej një subjekti, që mund të jetë individ a grup. Mirëpo sipas filozofit, kjo dhunë e dukshme bëhet e mundur apo kultivohet e nxitet prej një konteksti më te gjerë të dhunës së padukshme, të asaj që ai e quan dhunë në nivelin gjuhësor, apo në atë sistemik. Për të vëzhguar këtë burim të padukshëm të dhunës, Zizek këshillon që të bëjmë një hap pas, ta shkëpusim vëmendjen tonë prej shkëlqimit tërheqës të kësaj dhune “subjektive” të vëzhgueshme drejtpërdrejt, kësaj dhune të ushtruar prej një agjenti të identifikueshëm qartësisht. Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri »