Arber Zaimi

Posts Tagged ‘D.H. Lawrence’

Gjërat mbrujtur prej hekuri

In Përkthime, Vjersha on 17 Dhjetor, 2017 at 02:26

Paul Emile Borduas – Xhevahirë të vjetër, 1956

D.H. Lawrence

Gjërat mbrujtur prej hekuri, bërë me çelik
Lindin të vdekura, qefinë, thithin jetë prej nesh.
Deri pas një kohe të gjatë, kur plaken, atëherë na futen në jetë
Zënë të bëhen të qeta, qetësuese: e atëherë
I flakim.

 

Përktheu Arbër Zaimi

Advertisements

Keqardhje për vetveten

In Përkthime, Vjersha on 17 Dhjetor, 2017 at 02:10

Aleksander Bogen – Sulmi, 1944

D.H. Lawrence

S’kam parë kurrë asgjë të egër
T’i vijë keq për vetveten.
Trishtili i vocërr bie në tokë i ngrirë i vdekur
Pa ndjerë kurrë keqardhje për vetveten.

 

Përktheu Arbër Zaimi

Gjërat bërë nga njerëz

In Përkthime, Vjersha on 17 Dhjetor, 2017 at 00:42

Norman Bluhm – Ode Apollonit, 1997

D.H. Lawrence

Gjërat bërë nga njerëz, me duart e tyre të drobitura
Mbesin gjallë në vite se transmetojnë prekjet e tyre
Dhe vazhdojnë të ndriçojnë
Për një kohë të gjatë.
Prandaj ca gjëra të vjetra janë të dashura
E të ngrohta, sepse ende në to bartin jetë nga ata
Njerëzit e harruar, që i bënë.

 

Përktheu Arbër Zaimi